Botë

Moskë, gjykata hedh poshtë ankesën e liderit opozitar

30.12.2017 19:35

Gjykata Supreme e Rusisë e ka hedhur poshtë ankesën e liderit opozitar, Aleksei Navalny...

Gjykata Supreme e Rusisë e ka hedhur poshtë ankesën e liderit opozitar, Aleksei Navalny, kundër vendimit që ai të mos ketë të drejtë të kandidojë në zgjedhjet presudenciale ruse në vitin 2018.
 
Vendimi i sotëm i gjykatës e ka vërtetuar atë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Rusisë të 25 dhjetorit se Navalny, i cili është edhe aktivist kundër korrupsionit, nuk ka të drejtë të garojë. Gjykata Supreme tha se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është plotësisht në harmoni me ligjin.
 
Pas moslejimit të tij për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale ruse, që mbahen në mars të vitit të ardhshëm, Navalny u ka bërë thirrje mbështetësve të vet për bojkotim të votimeve. Kremlini tha se thirrja për bojkot të tillë do të shqyrtohet nga zyrtarët për të analizuar nëse është shkelur ligji.