Botë
Viti i Ri, sonte festojnë miljona njerëz në botë
31.12.2017 12:03
Miljona njerëz në botë nëpër sheshet e qyteteve të tyre, në qendra turistike, kafiteri, restorante....

Miljona njerëz në botë nëpër sheshet e qyteteve të tyre, në qendra turistike, kafiteri, restorante, apo në atmosfera familjare, sonte në mesnatë do ta përcjellin vitin 2017 dhe do ta presin Vitin e ri 2018.
Qyteti i Shkupit nuk ka planifikuar organizim festiv në sheshin “Maqedoni” pasi mjetet e planifikuara për organizimin e festës do të donohen për qëllime sociale. Por në kryeqendër nuk do të mungoj festa pasi në mesditë në sheshin “Maqedoni” tradicionalisht do të arrijë Baba dimri, i cili do të shpërndaj pako për fëmijët.
Do të festohet edhe në Tiranë, Prishtinë, Sofje, Athinë, Beograd, Bruksel, Moskë, e Uashington. Por në Sheshin Times Square në Nju Jork është vendndodhja për një nga festat më të mëdha të vitit, të shënuar me uljen dramatike të një topi të kristaltë ndërsa një turmë gati prej një milion njerëzish festojnë Vitin e Ri. Tradita është më shumë se njëqind vjeçare. Festa e parë u mbajt më 31 dhjetor të vitit 1907.
Topi i parë peshonte pak më shumë se 300 kilogramë dhe ishte 1.5 metra në madhësi. Sot, topi është më shumë se 3 metra e gjysmë në diametër dhe peshon më shumë se pesë ton. Çdo vit ai ka një temë të veçantë.
“Këtë vit, topi me kristale Waterford ka temën “Dhurata e qetësisë dhe paqes”, e cila pas një viti 2017 që ishte plot zemërime dhe vështirësi, është një temë që ne mendojmë se i përshtatet me të vërtetë asaj që na duhet, ndërsa bëhemi gati të mirëpresim 2018-ën”, thotë Tim Tompkins, president i Times Square Alliance. Por jo të gjitha vendet festojnë në të njejtën orë ndrrimin e motmoteve.
Zelandën e Re po festoon vitin e ri pikërisht në këto caste. Pas Zelandës së Re, ndërrimi i orëve do të pritet dhe në Australi, për të vijuar më tej me Japoninë, Korenë e Veriut dhe Kinën.
