Botë

Francë, sonte janë angazhuar 140 mijë oficerë sigurie

31.12.2017 13:36

Franca ka planifikuar të forcojë masat e sigurisë gjatë festimit të Vitit të Ri....

Plot 140 mijë oficerë sigurie do të vendosen në gjithë vendin për mbarëvajtjen e sigurisë në rast të ndonjë incidenti ose agresioni të mundshëm. Ministria franceze e Punëve të Brendshme ka theksuar se në kontekstin e kërcënimeve terroriste në rritje, prioritet është garantimi i sigurisë së francezëve dhe turistëve, si dhe festimi i festës në një atmosferë paqësore.