Maqedoni
Ndrrimi i motmoteve, shkupjanët preferojnë të festojnë në shtëpi
31.12.2017 15:46
Viti i Ri është festa e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, tryezave të begatshme dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella. Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë i gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit...

Vetëm pak caste na ndajnë nga ndërrimi I motmoteve. Njerëzit, në anë të ndryshme të botës, në mënyrë të ndryshme e presin Vitin e Ri. Edhe përkundër vështirësive ekonomike me të cilat përballet vendi, qytetarët e Maqedonisë edhe këtë vit nuk kursejnë kur është fjala për kremtimin e Vitit të Ri. Ata po bëjnë përgaditjet e fundit për ta bërë këtë natë të paharrruar për ta, dhe duke shpresuar që viti që po vjen të jetë më me fat dhe të realizohen dëshirat e tyre.
Pikat më frekuentive të qytetit të Shkupit, si Çarshija e vjetër apo sheshi “Maqedonia” ishin përplot me njerëz të cilët kishin dalur për të shëtitur dhe për të përjetuar euforinë dhe gëzimin që sjell kjo festë, e ca tjerë për të blerë edhe përgaditjet e fundit. Qytetarët e anketuar nga TVM2 duket se më shumë preferojnë që natën e ndërimit të motmoteve ta presin në shtepi, pranë familjeve të tyre.
“Në shtëpi me familjen. Kemi blerë për me ngrënë, me pi, ashtu si çdoherë”…
“Nuk e di, këtu pari në Çarshi, me merr mendja. Ta shoh ku është më interesant aty do të shikoj të kaloj sa më mirë. Këtu jam vet, kam ardhur prej Zvicre, kemi ardhur për dy-tre ditë, pak për vitin e ri, pak me tjera punë”…
“Do të pres në shtëpi me familjen. Na kanë ardhur kusheri nga jashtë dhe do të mbledhemi familjarsiht. Viti I ri na duket si netët tjera, por shfrytëzojmë mundësinë që të mblidhemi me familje”…
“Në shtëpi, kemi ble diçka, do të presim familjarisht”, thanë qytetarët e anketuar.
Tashmë jemi në orët e fundit të vitit 2017, shpresojmë që nga nga 2017-ta tu ngelen kujtime të bukura ndërsa gjërat negative ti leni viti paraprak. Kurse sonte në ora 12 miljona njerëz do ti gëzohen ndërrimit të motmoteve, duke u lutur për një fillim të ri dhe më të mbarë.
ERSAN PAJAZITI
