Botë
Afganistan, 17 të vrarë në një ceremoni varrimi
31.12.2017 16:16
Nga një sulm vetëvrasës me bombë në Afganistan janë vrarë së paku 17 persona dhe 13 të tjerë janë plagosur...

Incidenti ka ndodhur gjatë një ceremonie të varrimit në qytetin lindor Jalalabad të Afganistanit.
Një zyrtar i provincën Nangarhar ka deklaruar se “eksplodimi ishte shkaktuar nga materiali i fshehur në një motoçikletë” dhe ka shtuar numri i të vrarëve mund të rritet, pasi disa të plagosur janë në gjendje kritike.
