Maqedonia priti Vitin e Ri. Urime për një 2018 më të mirë se viti që lamë pas
01.01.2018 10:44
Dëshira për shëndet të plotë, fat dhe dashuri ishin këto disa nga urimet e qytetarëve të Shkupit...

Dëshira për shëndet të plotë, fat dhe dashuri ishin këto disa nga urimet e qytetarëve të Shkupit, të cilët ishin mbledhur në sheshin Maqedonia për të pritur Vitin e Ri 2018. Qytetarët presin që ky vit të jetë shumë më i mirë se vitin që lamë pas.
“Sigurisht që presim që të jetë një vit më i mbarë krahasuar nga viti paraprak, sfidat që duhet të ndeshen jo vetëm qytetarët, por edhe ekonomia në përgjithësi kanë lënë shumë për të dëshiruar këtë vit. Në radhë të parë presim që të kemi një rehabilitim të përgjithshëm ekonomik”,- deklaroi një qytetar.
“Gjitha të mirat, uroj shëndet të plotë, fat dhe vetëdije më të madhe, u urojë njerëzve për punë të mira”,- theksoi një qytetar.
“Shpresojmë gjëra të mira të jenë, shpresojmë të përmirësohet gjendja, punë, ardhmëri, të hapen vende të reja pune për rininë”,- tha një qytetar.
“Uroj më të mirat, suksese, arritje për të gjithë. Për të rinjtë dëshiroj punësime dhe ky vend të shkojë kah e mira”,- u shpreh një qytetare.
Viti i Ri është festuar jo vetëm në sheshe, por edhe në bare, restorant , e nëpër pikat turistike të vendit. Por, gjithsesi që të shumtë ishin qytetarët që Vitin e Ri e festuan në familjet e tyre, sepse festimet në familje janë gjithnjë festimet më të bukura.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
