Foshnjen e parë në Shkup do ta vizitojnë ministrat Filipçe dhe Carovska si dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Shilegov
01.01.2018 11:48
Foshnjen e parë të lindur në vitin 2018 në Shkup sot do ta vizitojnë....

Foshnjen e parë të lindur në vitin 2018 në Shkup sot do ta vizitojnë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Në Shkup, një minutë pas mesnate u lind foshnja e parë në Vitin e Ri. Foshnja ka lindur në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri, ndërkaq bëhet fjalë për lindje të dytë të nënës Borjana Radevska nga Shkupi.
