BE, Bullgaria merr presidencën e radhës
01.01.2018 12:26
Bullgaria mori sot presidencën e radhës të BE-së duke u bërë kështu vendi i parë ballkanik në një pozicion kaq të lartë...

Me moton kombëtare “Të bashkuar jemi të fortë”, pritet që presidenca bullgare të fokusohet në bashkimin e unionit mbi reformën e politikave migratore dhe çështje të tjera. Liderët e BE-së ranë dakord dhjetorin e kaluar që të gjejnë një marrëveshje kompromisi mbi mënyrën e reformimit të sistemit të azilit në union.
Bullgaria ka synim edhe perspektivën e anëtarësimit në BE të fqinjëve të saj në Ballkanin Perëndimor. Më 17 maj, liderët e BE-së do të takohen me homologët e tyre ballkanikë për një samit në Sofje. Bullgaria e mori presidencën e radhës nga Estonia dhe do t’ia dorëzojë Austrisë.
