Tajlandë, të paktën 239 viktima në aksidentet gjatë periudhës së Vitit të Ri
01.01.2018 12:34
Të paktën 239 persona humbën jetën në aksidentet në Tajlandë....

Të paktën 239 persona humbën jetën në aksidentet në Tajlandë gjatë periudhës së Vitit të ri nga 28 deri në 31 dhjetor, njoftoi DPA.
Këto janë katër ditët e periudhës shtatëditore ku pritet që incidentet në rrugët në Tajlandë të arrijnë "pikun".
Numri i viktimave këtë vit është shumë më i vogëll se në të njëjtën periudhë vjet kur humbën jetën 280 persona.
Gjithsej shtatë ditët e vitit të kaluar numri i viktimave arrit 478. Pothuajse gjysma e aksidenteve janë për shkak të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur. Një e katërta janë për shkak të shpejtësisë të papërshtatur.
