Njujorkezët në minus 12 e pritën Vitin e Ri në Tajms skuer
Banorët dhe turistët në Nju-Jork e pritën në Tajms skuer, Vitin e Ri në minus 12 gradë.....

Banorët dhe turistët në Nju-Jork e pritën në Tajms skuer, Vitin e Ri në minus 12 gradë me lëshim tradicional të topit të kristaltë, konfetave dhe fishekzjarreve madhështore.
Megjithatë, për dallim nga vitet e kaluara kishte numër më të vogël të të pranishmëve.
Maraja Keri, këtë vit u paraqit me sukses, për dallim nga viti i kaluar, ndërsa mes dy këngëve kërkoi çaj të ngrohtë.
Kremtimi ishte me lëshimin tradicional të topit të kristaltë Uoterford, i cili këtë vit kishte diametër 3,5 metra dhe peshë prej 5,385 kg. Ka qenë i mbuluar me 2.688 trekëndësha, të cilat i kanë ndërruar ngjyrat si koleidoskop nën ndriçim të fuqishëm.
Siguria ka qenë e përforcuar, me ç'rast garazhet në rrethinën e Tajms skuer kanë qenë të mbyllura. Mijëra policë kanë qenë në rrugë, ndërsa blloqet e betonit dhe kamionët komunalë kanë bllokuar qasjen e automjeteve në zonën e sigurisë, në të cilën kanë qenë qytetarët, të cilët paraprakisht është dashur të kalojnë nëpër dhjetëra kontrolle të sigurisë.
Masat e sigurisë i kanë kushtuar qytetit 7.5 milionë dollarë.
Kjo ka qenë nata e Vitit të Ri më e ftohtë në Nju-Jork që nga viti 1907 kur janë regjistruar 17 gradë Celsius nën zero.
