Procesi i zgjerimit, viti 2018 vendimtar për Ballkanin perëndimor
Bashkimi Europian pret që viti 2018 të jetë vendimtar për Ballkanin Perëndimor dhe afrimin e tij me Brukselin...

Gjatë gjithë vitit 2017 ka pasur nga Brukseli në drejtim të Ballkanit Perëndimor mesazhe mbështetjeje dhe inkurajimi.
I fundit ishte ai i Jean-Cloude Junckerit, që paralajmëroi strategjinë e anëtarësimit të Serbisë dhe Malit të Zi deri në vitin 2025. Mesazhet e këtilla nga Brukseli janë kuptuar si sinjale të qarta për anëtarësim.
Në Bruksel tashmë është hartuar një itinerar i qartë i vitit 2018 për Ballkanin Perëndimor. Në fillim të shkurtit Komisioni Europian do të bëjë publike "strategjinë e zgjerimit”, ku megjithëse Juncer përmendi vetëm Serbinë dhe Malin e Zi, ajo përfshin të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat gjenden në procesin e integrimit.
Jozyrtarisht thuhet se Komisioni në këtë dokument parashikon që Serbia dhe Mali i Zi të anëtarësohen në BE deri në vitin 2025, që Bosnja të ketë statusin e kandidatit deri në vitin 2019 dhe që të "nxitet procesi i anëtarësimit" me Shqipërinë dhe Maqedoninë, nëse Tirana i realizon pesë reformat me prioritet, ndërsa Shkupi zgjidh problemin e emrit të vendit me Athinën.
Ndërsa Kosova mund të shpresojë liberalizimin e vizave nëse i plotëson kushtet.
