Maqedoni

Viti i Ri 2018, foshnja e parë në Shkup është vajzë

01.01.2018 13:02

Foshnja e parë për vitin 2018 në Shkup është vajzë e lindur nga nëna, Borjana Radevska, në Klinikën universitar për gjinekologji dhe obstetrikë...

Foshnja lindi një minutë pas mesnate, peshon më shumë se 3 kilogram dhe është e gjatë 49 cm. Teodora është fëmija i dytë për familjen Radevski. Qyteti i Shkupit i dhuroi foshnjës një librezë kursimi me vlerë prej 20 mijë denarë dhe dhurata të tjera.
 
“Këtu jemi të vizitojmë shkupjanen më të vogël, Teodorën. Jam krenar që munda t’u uroj prindërve për fëmijën e tyre të dytë. Dëshiruam që kjo vajzë e vogël të rritet dhe të jetë pjesë e qyteti të Shkupit”,- deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilogov.
 
“Prindërve të lumtur ua uruam lindjen e fëmijës së parë në familje, uruam që të rritet shëndosh dhe i lutëm të na thërrasin në ditëlindjen e parë të saj”,- theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.                         
“Më vjen mirë që të gjithë së bashku patëm mundësinë të ndajmë gëzimin e tyre. Është me rëndësi të potencoj se ne si ministri dhe qeveri kujdesemi për të gjithë fëmijët në shtetin tonë. Në të ardhmen, gjegjësisht në vitin 2018, do të punojmë në përmirësimin e cilësisë së arsimit parashkollor”,- tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.
 
Në Klinikën e gjinekologjisë dhe obstetrikës sot në mëngjes  lindën gjithsej 10 foshnja. 
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI