Botë
Liverpul, mbi 1.400 makina digjen nga zjarri në një garazh
01.01.2018 13:21
Të paktën 1.400 automobila janë shkatërruar në zjarrin që shpërtheu në Liverpul në një garazh në disa nivele...

Të paktën 1.400 automobila janë shkatërruar në zjarrin që shpërtheu në Liverpul në një garazh në disa nivele, duke detyruar shumë njerëz ta presin Vitin e Ri në strehimore të përkohshme.
Sipas BBC-së, janë evakuuar njerëz nga disa ndërtesa në rrethinën e garazhit. Zjarri me siguri ka filluar pasi që është djegur një automobil.
Në shuarje marrin pjesë 21 automjete zjarrfikëse. Sipas mediave lokale, automjetet kanë shpërthyer në disa sekonda.
Për shkak të zjarrit është anuluar sfilata e kuajve, që është dashur të mbahet në arenën në afërsi të garazhit.
