Botë

Irani ka penguar sulm të bazave ushtarake policore nga ana e demonstruesve të armatosur

01.01.2018 13:45

Televizioni iranian shtetëror publikoi se forcat e sigurisë kanë penguar "demonstrues të armatosur"...

Televizioni iranian shtetëror publikoi se forcat e sigurisë kanë penguar "demonstrues të armatosur" të cilët tentuan që të marrin stacionet policore dhe bazat ushtarake. 
 
Sipas njoftimit të sotëm, 12 persona janë vrarë gjatë protestave në tërë vendin. 
 
"Një pjesë e demonstruesve të armatosur tentuan që të marrin stacionin policor dhe bazat ushtarake, por u përplasën me rezistencë serioze nga forcat e sigurisë", njoftoi televizioni. Mediat nuk saktësuan kur do të ndodhin sulmet. 
 
Para njoftimit të sotëm për 12 viktima, që ka të bëjë me të gjitha protestat në tërë vendin, që filluan të enjten, autoritetet konfirmuan për katër viktima./mia