Maqedoni

Tre kalimtarë në Veles u lënduan pasi u goditën nga një "Fiat punto"

01.01.2018 14:57

Tre vetë u plagosën në një aksident automobilistik që ndodhi herët në mëngjes rreth orës katër pranë Bibliotekës së Qytetit në Veles...

Tre këmbësorë morën lëndime të rënda trupore pasi u goditën nga  një Fiat Punto. Shoferi fillimisht goditi këmbësorët dhe pastaj u përplas me  murin.
 
Zyra e Prokurorit Publik njoftoi sot se një ekip i zyrës së prokurorit publik nga Velesi zhvilloi një hetim në vendin e ngjarjes dhe u lëshuan edhe urdhëresa për mbledhjen e gjurmëve nga vendi i ngjarjes dhe kryerjen e analizës së gjakut dhe urinës së shoferit.
 
Dy nga të lënduarit u transferuan në Klinikën Universitare të Traumatologjisë, Ortopedisë, Anesteziologjisë, Reanimacionit, Mjekimit Intensiv dhe Qendrës Emergjente në Shkup. Një pacient është pranuar në traumatologji dhe ka një thyerje të kockës së kofshës dhe është bërë operacion. I dëmtuari i dytë u dërgua në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale./mia