Maqedoni

Ivanov ia uron Vitin e Ri ARM-së. Ivanov: 2018, vit i integrimit të Maqedonisë në NATO

01.01.2018 16:17

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në ditën e parë të vitit vizitoi pjesëtarët e Armatës së RM-së, ku ua uroi Vitin e Ri dhe u dëshiroi sukses gjatë vitit 2018...

Ivanov tha se ushtria me sukses i ka tejkaluar të gjitha sfidat, është përballur me sukses me katastrofat natyrale dhe ka treguar gatishmëri për misione jashtë vendit. Presidenti i vendit shpreson se viti 2018 do të jetë vit në të cilin Maqedonia do të integrohet në NATO. 
 
“Duke ua uruar Vitin e Ri, dëshiroj që të gjitha dëshirat t’u plotësohen dhe ajo që tashmë është një dëshirë e kamotshme e të gjithë pjesëtarëve të ushtrisë, që përfundimisht të jetë anëtare e NATO-s, për shkak se kemi treguar gatishmëri, i plotësojmë të gjitha standardet dhe ajo që është obligim i ushtrisë deri tani është kryer. Shpresoj që në periudhën e ardhshme strukturat në NATO nuk do të jenë peng të Greqisë, e cila vepron sipas interesave të veta, e jo interesave të NATO-s dhe gjendjes në rajon”,- deklaroi presidenti i RM-së, Gjorge Ivanov.
 
Ivanov gjithashtu pret zgjidhje permanente të të gjitha çështjeve të hapura me Bullgarinë, duke u bazuar në atë që Maqedonia ka treguar marrëdhënie të mirë fqinjësore me vendin bullgar. 
 
ERSAN PAJAZITI