Nuhiu në SPB-në e Gostivarit: Qasje më agresive në luftën kundër krimit

01.01.2018 16:30

Nuhiu në vitin e ri paralajmëroi luftë të pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit....

Zëvendësministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, vizitoi Sektorin e Punëve të Brendshme në Gostivar.

Nuhiu paralajmëroi luftë të pakompromis ndaj krimit dhe korrupsionit.

“Shprehëm qëndrimin se do të kemi qasje të re dhe më agresive në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe profileve tjera të kriminalizuara. Do të goditet gjithsecili që nuk do t’i nënshtrohet autoritetit absolut të ligjit. Viti 2018 do të jetë viti i përballjes së pakompromis me krimin dhe korrupsionin, qofshin ata edhe brenda strukturave të policisë së shtetit. Le të jetë një vit i mbarë!”,- deklaroi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu.