Maqedoni

Mbrëmja e Vitit të Ri, Spasovski: Këtë vit më e qetë, ulje të veprave penale

01.01.2018 17:59

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit mbrëmja e Vitit të Ri në territorin e Qytetit të Shkupit ka qenë më e qetë dhe stabile....

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit mbrëmja e Vitit të Ri në territorin e Qytetit të Shkupit ka qenë më e qetë dhe stabile, informoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pas vizitës së sotme në SPB - Shkup.
 
Ai tha se këtë vit ka ulje të dukshme të veprave penale dhe kundërvajtjeve të cilat kanë ndodhur në natën e ndërrimit të viteve. Deri tani janë regjistruar nëntë vepra penale dhe tetë shkelje ligji, të cilat  para së gjithash janë vjedhje të rënda, plaçkitje dhe sulme të një personi zyrtar gjatë kryerjes së punës në fushën e sigurisë. 
 
“Nëse bëjmë krahasim, në vitin 2017 kemi trend të uljes. Në vitin 2017 kemi pasur 37 vepra penale dhe dhjetë kundërvajtje. Deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm janë denoncuar nëntë vepra penale dhe tetë shkelje ligji. Gjithsesi se gjatë ditës do të kemi denoncime të disa veprave të reja penale, rreth të cilave kolegët do të punojnë, por në përgjithësi mund të jemi të kënaqur nga gjithë ajo që e kemi punuar si ministri në periudhën që ishte para festave, para së gjithash në pjesën e parandalimit dhe edukimit",- deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
 
Ministri Spasovski tha se në vitin 2018 do të punojnë në pjesën e parandalimit dhe edukimit dhe se do të punojnë në përmirësimin e kushteve të efektivëve të policisë.
 
ERSAN PAJAZITI