Borë e dobët në Deve Bair, Strazhë, Gjavato dhe Bukovë
Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa....

Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Borë me intensitet të dobët bie në akset rrugore Kriva Pallankë-vendkalimi kufitar Deve Bair, Strazhë, Gjavato dhe Bukovë e cila nuk shtresohet në rrugë.
LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan - Maqedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë - Berovë, Gostivar - Strazhë, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, Katllanovë - Veles, Krushevë - Demir Hisar dhe Resnjë - Bukovo.
Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
