Mogerini dhe Han: 2018, vit kyç për Ballkanin Perëndimor
“Viti 2018 do të jetë vit kyç për Ballkanin Perëndimor”,- është porosia e shefes së Diplomacisë evropiane...

“Viti 2018 do të jetë vit kyç për Ballkanin Perëndimor”,- është porosia e shefes së Diplomacisë evropiane, Federika Mogerini.
“Viti 2017 nuk ishte vit i lehtë për Ballkanin, kam vizituar disa vende në rajon, në momentet më të vështira, kur po të njëjtat përballeshin me krizë të thelluar politike”,- theksoi Mogerini.
Por, ajo konstatoi se falë vendimeve të përbashkëta dhe bashkëpunimit, pjesa më e madhe e krizës është tejkaluar, “pjesë e vendeve të Ballkanit Perëndimor iu qasën reformave, edhe pse ende ka shumë punë për t’u bërë”,- theksoi Mogerini.
Edhe eurokomisioneri për zgjerim të BE-së, Johanes Han, ka theksuar se “viti 2018 do të jetë vendimtar për Ballkanin Perëndimor për shkak të mundësisë për bashkëpunim më të afërt me partnerët për t’u përballur me sfidat e përbashkëta”.
Me kryesimin 6-mujor të unionit, përmes Ballkanit Perëndimor, në maj, në Sofje, lë të kuptohet mundësia për integrim më të shpejt në BE deri në vitin 2025.
Në pjesën e integrimeve euroatlantike, në 3 muajt e ardhshëm janë të paralajmëruara edhe takimet në lidhje me çështjen e emrit të ndërmjetësuesit, Metju Nimic, me përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë. P
residenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, dje edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin se Maqedonia është e gatshme dhe i plotëson kushtet për integrim në strukturat euroatlantike.
BELINDA KOKA-ADEMI
