Nxënësit në pushim dimëror për tri javë
02.01.2018 09:24
Rreth 270.000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore....

Rreth 270.000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, prej të cilëve rreth 20.000 nxënës të klasës së parë, prej sot janë në pushim dimëror.
Mësimit në gjysmëvjetorin e dytë do t'i kthehen më 22 janar.
Dita e fundit e mësimit për ta ishte më 29 dhjetor, ndërsa para fillimit zyrtar të pjesës së dytë të vitit shkollor 2017/2018, do të kenë fundjavë të vazhduar pasi që 19 janari (e premte) është ditë jopune.
