Arrati masive nga një burg në Brazil
02.01.2018 09:40
Nëntë të burgosur janë vrarë, ndërsa qindra janë arratisur gjatë rebelimit në një burg në shtetin federal brazilian Gojas...

Nëntë të burgosur janë vrarë, ndërsa qindra janë arratisur gjatë rebelimit në një burg në shtetin federal brazilian Gojas, në pjesën qendrore të vendit.
Rebelimi në burg ka filluar si përleshje midis dy bandave të burgut, por së shpejti është shndërruar në arrati të përgjithshme.
Rojeve u deshën dy orë për ta vendosur situatën nën kontroll dhe të fillojnë ndjekjen pas të burgosurve të arratisur, me ç'rast arritën të arrestojnë vetëm 30 prej tyre.
Pothuajse 127 të burgosur të tjerë, gjithashtu, kanë ikur dhe më pas vullnetarisht janë kthyer në burg.
