Ndotje e madhe e ajrit në Shkup, mbi 600 mikrogramë

02.01.2018 12:21

Ajri në Shkup në dy ditët e para të Vitit të Ri është i ndotur...

Ajri në Shkup në dy ditët e para të Vitit të Ri është i ndotur. Vlerat më të larta të PM10 grimcave janë matur në Lisiçe - 629 mikrogram në një metër kub.

Në rast të tejkalimit të pragut të informimit për PM10- grimcave të suspenduara në dy ditët e njëpasnjëshme me koncentrime mesditore mbi 100 mikrogram në metër kub rekomandohet të shfrytëzohet transporti publik, automjetet të mos shfrytëzohen pa nevojë të madhe, shumë persona të voziten me një automobil në të njëjtën kohë, të mos shfrytëzohet për ngrohjen e hapësirave vaji i djegur i mbeturinave, mbeturina druri me ngjyrë ose të mobileve, copë gome dhe çfarëdo materiali sintetik dhe furrat me dru të shfrytëzohen në mënyrë të duhur. Rekomandohet edhe kufizimi i lëvizjeve dhe aktiviteteve në ambiente të hapura të kategorisë më të rrezikuar, fëmijëve, personave të moshuar, të sëmurëve me sëmundje kronike të mushkërive dhe të zemrës dhe të sëmurëve nga astma. Por, edhe për personat të cilët angazhimin e tyre profesional e ekspozojnë në ambient të hapur në zonat e ndotura të qytetit.

Masa për mbrojtje nga ndotja e ajrit shpalli Qeveria dhe Qyteti i Shkup kur në dy ditë të njëpasnjëshme do të maten koncentrime mbi 200 mikrogram në të paktën dy stacione matëse. Për shkak të ndotjes së ajrit, Qeveria dhe Qyteti i Shkupit i aktivizuan masat urgjente kundër ndotjes të cilat zgjasin deri në uljen e ndotjes së ajrit.