Maqedoni

Dy automjete të djegura në lagjen e Gostivarit "Pitarnica"

02.01.2018 13:50

Dy automjete, të parkuara në një rrugë të Gostivarit janë djegur, ndërsa me intervenimin e zjarrfikësve janë penguar një numër i madh i dëmeve...

Sipas SPB Tetovë, mbrëmë rreth orës 22:35 minuta, është paraqitur djegie e dy automjeteve, të cilat ishin parkuar në rrugën "Pitarnica" në Gostivar.
 
"Nga arsyet deri më tani të pakonfirmuara, në pjesën e përparme të motorit është djegur automjeti 'Citroen' me targa të Gostivarit, pronësi e Z.R. (70) nga Gostivari, pas çka zjarri është zgjeruar dhe e ka përfshirë pjesën e pasme të automjetit në afërsi 'Opel frontera', pronësi e B.D. (42)", thotë Marjan Josifovski zëdhënës i SPB Tetovë.
 
Me intervenim të zjarrfikësve nga Gostivari, zjarri është lokalizuar, ndërsa ekipi i Stacionit policor Gostivar ka kryer inspektim të plotë. Punohet në konfirmimin e arsyeve për shpërthimin e zjarrit dhe të dëmit të përgjithshëm material./mia