Botë

Izraeli reketoi një kompleks ushtarak të Hamasit

02.01.2018 14:15

Forcat ushtarake-ajrore izraelite mëngjesin e sotëm bombarduan një kompleks ushtarak të lëvizjes islamiste Hamas në Rripin e Gazës...

Sulmi është përgjigje ndaj raketës paraprakisht të gjuajtur, e cila ra në rajon të hapur në pjesën jugore të Izraelit.
 
Mediat izraelite publikuan se në incident askush nuk është lënduar e as nuk është shkaktuar dëm material. Edhe burime palestineze theksuan se në hakmarrjen izraelite gjithashtu nuk kanë viktima, por që është shkaktuar dëm material pasi janë goditur Kan Junis në pjesën jugore dhe Dir el-Balah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
 
Nga 6 dhjetori pasi presidenti amerikan Donald Tramp e njohu Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit, palestinezët nga Gaza gjuajtën 18 raketa dhe mina. Raketat i gjuajnë kryesisht organizata më të vogla ekstremiste palestineze, por për Izraelin, Hamasi është përgjegjës për dhunën.
 
"Pasi para dy javëve shkatërruam një tunel i cili hynte në territorin tonë, Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) sulmuan rreth 40 caqe të Hamasit", deklaroi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu të dielën në seancën qeveritare./mia