Admir Mehmedi pritet si “hero” në Gostivar
Me një organizim solemn, ku merrnin pjesë një numër i madh i qytetarëve dhe sportdashësve, sot u prit në Gostivar futbollisti i mirënjohur shqiptar, i cili luan për kombëtaren e Zvicrës, Admir Mehmedi……….

Me një organizim solemn, ku merrnin pjesë një numër i madh i qytetarëve dhe sportdashësve, sot u prit në Gostivar futbollisti i mirënjohur shqiptar, i cili luan për kombëtaren e Zvicrës, Admir Mehmedi.
Me këtë rast, nikoqiri, kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta, u shpreh se kjo ditë është një ditë e madhe për qytetin, sepse pret futbollistin më të mirë në botë me prejardhje nga Gostivari, i cili ka ngritur lartë emrin e këtij qyteti.
“Për mua, kjo ditë është një ditë speciale dhe jam i lumtur që jam prej Gostivari”, u shpreh i ngazëllyer futbollisti, Admir Mehmedi, i cili falënderoi kryetarin Bejta dhe gjithë gostivarasit për ftesën e bërë dhe për organizimin solemn.
Në fund, kryetari Bejta, Admir Mehmedit i ndau mirënjohje për kontributin e dhënë në afirmimin e Gostivarit, një plaket me simbolin e Komunës, ndërsa Mehmedi kryetarit Bejta ia dhuroi një fanellë, me të cilën ka luajtur me kombëtaren e Zvicrës në Kampionatin Botëror “Brazili 2014”. (Lulzim Haziri, TVM2)
