Ndotja, era pastroi ajrin në Shkup
03.01.2018 09:30
Era që nga mbrëmë filloi të fryjë në luginën e Shkupit e pastroi ajrin e ndotur.....

Era që fryrë gjatë natës së kaluar ka ndikuar në pastrimin e ajrit në Shkup, duke ulur grimpcat PM10-të në nivelin e lejuar.
Ndotja e ajrit në dy ditët e fundit ishte më e lartë se maksimalja. Në Lisiçe matësit kanë regjistruar ndotje deri në 629 mikrogram për metër kub. Por natën e kaluar është regjistruar ndotje të ajrit nën nivelin maksimal.
