Protestat në Iran, liderët evropjan dhe amerikan dënojnë vrasjet
Liderët evropianë dhe ato amerikanë kanë dënuar “humbjen e papranueshme të jetëve njerëzore”....

Liderët evropianë dhe ato amerikanë kanë dënuar “humbjen e papranueshme të jetëve njerëzore” në protestat në gjithë Iranin dhe i kanë bërë thirrje Teheranit të lejojë që protestuesit paqësorë lirisht t’i shprehin shqetësimet e tyre.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropan për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, mbrëmë vonë ia kanë bërë këtë thirrje Teheranit, pas vrasjes së 22 vetëve dhe arrestimit të më tepër se 450 personave, në gjashtë ditët e njëpasnjëshme të protestave në gjithë Iranin. “Të drejtat fundamentale, përfshirë lirinë e të shprehurit dhe lirinë për të demonstruar, duhet të respektohen”, ka thënë presidenti Macron. Këto deklarata nga liderët evropianë u bënë një ditë pasi administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do ta shtroj çështjen e protestave në Iran, para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Nga ana tjetër Lideri Suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, i ka akuzuar shtetet “armike” për nxitje të demonstratave të dhunshme antiqeveritare, nga të cilat janë vrarë 22 vetë, përfshirë një oficer të policisë, në sfidën më të madhe ndaj autoriteteve për gati një dekadë.
