Shqipëri, policia kap trafikantin e kanabisit në Maqedoni
03.01.2018 11:27
Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia e Shqipërisë....

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia e Shqipërisë pasi tentoi të trafikonte një sasi kanabisi drejt Maqedonisë.
Bexhet Hoxhallari u kap mbi fshatin Guras të Tushemishtit duke transportuar në këmbë 7.2 kg kanabis të fshehur në thasë.
Lënda narkotike ishte e ndarë në tre pako, thotë policia shqiptare, të cilat u sekuestruan. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të mëtejshme.
