Botë

Trump me përgjigje për Kim Jong-un: butoni im bërthamor është më i madh se i juaji

03.01.2018 14:18

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është përgjigjur me një postim në Twiter kërcënimeve të liderit të Koresë së Veriut...

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është përgjigjur me një postim në Twiter kërcënimeve të liderit të Koresë së Veriut,  Kim Jong Un.
 
“Butoni im bërthamor është shumë më i madh dhe më i fuqishëm se ai i liderit koreano-verior”,- shkruan Trump pas kërcënimeve të kësaj fillimjave të liderit koreano-verior, se butoni i tij bërthamor gjendej gjithnjë në tryezën e tij.
 
Komentet më të fundit të Trumpit nënvizojnë atë që është e ditur. Çdo president amerikan ka akses të menjëhershëm në kodet bërthamore dhe ShBA ka arsenalin më të madh bërthamor në botë.
 
Koreja e Veriut pretendon se disponon tashmë armë bërthamore dhe mund të sulmojë me to ShBA-të, por analistët thonë se nuk është e qartë nëse vendi ka teknologjinë për t’i përdorur ato në zemërim e sipër.
 
Trump dhe Kim Jong Un kanë një histori të gjatë epitetesh për njëri-tjetrin. Më herët, këtë vit, koreano-veriori e quajti presidentin amerikan “matuf”, ndërsa Trump përdori epitetin “njeriu i vogël raketë” për Kim Jong-un.
 
Përtej kërcënimit për ShBA-të, në fjalimin e tij të Vitit të Ri, Kim Jong-un habiti shumëkënd kur tha se ishte i hapur për dialog me Korenë e Jugut dhe se do të dërgonte një delegacion në Olimpiadën Dimërore që mbahet në Korenë e Jugut muajin e ardhshëm.
 
Sot, Seuli tha se Koreja e Veriut do të rikthejë edhe linjën pa pagesë ndër-koreane, duke hapur kështu një kanal për një dialog që mund të çonte edhe në një takim të mundshëm.
 
BELINDA KOKA-ADEMI