Nigeri, sulm në xhami, 10 të vdekur
Të paktën dhjetë persona thuhet të kenë humbur jetën në një sulm të dyshuar me bombë vetëvrasëse në një xhami në qytetin e kufirit verilindor të Nigerisë...

Banorët theksuan se i dyshuari hyri në një xhami në qytetin tregtar Gamboru-Ngala, në kufirin Nigeri-Kamerun, gjatë faljes së mëngjesit. Autoriteti ushtarak i kësaj zone ende nuk e ka konfirmuar incidentin.
Deri më tani, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por banorët thonë se sulmi duket i ngjashëm me sulmet e mëparshme të organizatës terroriste “Boko Haram”.
Gamboru-Ngala, qytet që ndodhet rreth 185 kilometra nga Maiduguri, kryeqytet i shtetit verilindor, Borno, në tetor të vitit 2014 u pushtua nga “Boko Haram”, por u çlirua në prill të 2015 nga trupat nigerianë të mbështetura nga forcat e Çadit.
