Kush mund të kërkojë ndryshime kushtetuese?
Përveç Qeverisë, Kushtetuta përcakton po ashtu se kush tjetër mund të iniciojë ndryshime kushtetuese në Kuvend…………

Përveç Qeverisë, Kushtetuta përcakton po ashtu se kush tjetër mund të iniciojë ndryshime kushtetuese në Kuvend.
Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari, i cili deklaroi se Qeveria në vendimin e saj propozon ndryshime të Kushtetutës në sferat juridike, ekonomike dhe politike.
“Normalisht se në Kushtetutën e Maqedonisë janë përcaktuar mundësitë për të iniciuar ndryshime kushtetuese dhe përpos Qeverisë që ka mundësi të iniciojë ndryshime apo iniciativa për ndryshime të Kushtetutës, mund të vijnë edhe propozime për ndryshime kushtetuese nga propozues të tjerë, të cilët përcaktohen qartë në Kushtetutën e Maqedonisë”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari.
Të drejtën për të iniciuar ndryshime kushtetuese, përveç Qeverisë e Kushtetutës, ka të drejtë të iniciojë edhe presidenti i Republikës, së paku 30 deputetë apo edhe 150 mijë nënshkrime të qytetarëve.
Vendimi i Qeverisë për ndryshime kushtetuese, ka të bëjë me sferat juridike, ekonomike dhe politike.
Ministri Jashari, u shpreh se Qeveria ka sjellë vendim për disa pika kyçe për ndryshimet kushtetuese.
Riemërimin e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në Banka e Maqedonisë, inkorporimin e një instituti të mirëfilltë juridiko-kushtetues siç është ankesa kushtetuese, në bazën e së cilës në të ardhmen me Ligj do të mund më mirë të mbrohen të drejtat që kanë karakter politik, zgjerimi i kompetencave të Gjykatës Kushtetuese në drejtim të vendimmarrjes, mundësia e formimit të një zone ndërkombëtare me karakter financiar, martesa si kategori ligjore në të ardhmen të bëhet kategori kushtetuese dhe ndryshimi i fundit ka të bëjë me inkorporimin si kategori kushtetuese të entit shtetëror të revizionit. (Mefail Ismaili, TVM2)
