Maqedoni
Ekonomia në 2018-n, Tevdovski: Më shumë investime, punë dhe rroga më të larta
03.01.2018 17:34
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, parashikon më shumë investime në vitin 2018 dhe ripërtëritje të ekonomisë...

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, parashikon më shumë investime në vitin 2018 dhe ripërtëritje të ekonomisë, sidomos pas rënies që pësoi vitin e kaluar si pasojë e krizës politike. Në një intervistë për TVM1, Tevdovski thotë se në kasën shtetërore për investime kapitale janë paraparë gjithsej 400 milionë euro. Ai paralajmëron transparencë të plotë për të kthyer besimin e investuesve.
“Stabilizimi i situatës politike dhe kthimi i besimit të investuesve do të ndikojë edhe në rritjen e investimeve private. Kjo ka munguar në vitet e kaluara. Për të mundësuar një gjë të tillë, për herë të parë në buxhet ka mbështetje serioze, para së gjithash për ndërmarrjet vendase, krahas tyre edhe për ato të huaja. Kjo mbështetje përfshin mbështetjen për investime, për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për paga më të larta”,- deklaroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski.
