Emërohen sekretarët shtetërorë, propozohen zëvendësministrat
Pas emërimit të zëvendësministrave të rinj, Qeveria në mbledhjen e fundit ka kaluar edhe propozimet e partnerëve të koalicionit që do të emërohen sekretarë shtetërorë……

Pas emërimit të zëvendësministrave të rinj, Qeveria në mbledhjen e fundit ka kaluar edhe propozimet e partnerëve të koalicionit që do të emërohen sekretarë shtetërorë.
Bashkimi Demokratik për Integrim, kryesisht ka riemëruar kandidatët që kanë qenë në këto pozicione deri në formimin e Qeverisë së re. I vetmi ndryshim në këtë eshalon ndodhë në Ministrinë e Kulturës, ku për sekretarë shtetërorë është emëruar Behixhudin Shehabi. Shehabi në këtë post zëvendëson tanimë ish-sekretarin shtetëror, Muzafer Bislimin.
Ndërkohë, në Ministrinë e Shëndetësisë vazhdon ta ushtrojë këtë funksion sekretari shtetëror i deritanishëm, Nasuf Ipçe. Në të njëjtin pozicion mbetet edhe më tej Ejup Halimi. Ai është riemëruar sekretar shtetëror në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Gjithashtu edhe Jahi Jahiu është emëruar sekretar shtetëror në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Besir Jashari sekretar shtetëror në Ministrin e Bujqësisë.
Ndërkohë kryeministri Nikolla Gruevski ka drëzuar në Parlament propozimin për emërimin e zëvendësministrave .
Emrat e zv ministrave të propozuar shqiptarë janë si më poshtë, për zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes propozohet Arben Llabënishta, për zëvendësministër për Punë të Brendshme Zemri Qamili, për Financa Ardian Xheladini, për Punë dhe politikë sociale Ibrahim Ibrahimi dhe zv/ministër për Transport dhe Lidhje , Nimetulla Halimi.
Pritet që emërimi të ndodhë në seancë të caktuar më 10 korrik. Gjatë ditëve në vijim pritet edhe publikimi i emrave të kuadrove që do të udhëheqin me drejtoritë publike të vendit. (Naim Ramadani, TVM2)
