Maqedoni
Emri, kundërshtojnë organizatat greke, gati fushata “Maqedoni do të thotë Greqi”
03.01.2018 18:43
Paralajmërimet optimiste nga të dyja palët se viti 2018 do të mund të jetë vit kur do të mbyllet kontesti shumëvjeçar për emrin, kanë mobilizuar shoqatat dhe organizatat patriotike greke....

Në kuadër të fushatës “Maqedonia do të thotë Greqi”, të organizuar nga “Federata greke e shoqatave kulturore të maqedonasve” së bashku me shoqatat dhe organizatat greke nga diaspora, në veri të vendit fqinj janë paralajmëruar demonstrata, rezoluta, grumbullim të nënshkrimeve, kërkesë për referendum dhe mospranim të çfarëdolloj emri me termin “Maqedoni”. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, kjo fushatë nuk po kalon larg syve të opinionit pasi deri tani të njëjtës i kanë dhënë mbështetje rreth 60 media nga pjesa veriore e vendit.
