Interpol shpalli urdhër arrest për pesë të dyshuarit për ngjarjet në Kuvend
Pesë shtetas të Maqedonisë kërkohen me urdhër arrest ndërkombëtar të Interpolit....

Pesë shtetas të Maqedonisë kërkohen me urdhër arrest ndërkombëtar të Interpolit lidhur me ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Siç është publikuar në ueb faqen e MPB-së, nga sot me urdhër arrest ndërkombëtar kërkohen Nikolla Mitrevski - Kolo, Aleksandar Vasilevski - Ninxha, Mlladen Dodeski, Dean Davidovski dhe Mitre Pitropovski.
Ata ngarkohen me veprën "rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë" lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.
Deri tani kërkoheshin vetëm me urdhër arreste vendore.
Gjykata në mungesë të tyre u caktoi masë paraburgim, ndërsa sapo të gjenden menjëherë do të dërgohen në Burgun hetues në Shuto Orizarë.
