Skandali i përgjimeve - ekstradimi, pritet vendimi për Grujevskin e Boshkovskin

04.01.2018 12:58

Pas katër seancave gjyqësore, prej të cilave dy u anuluan.....

Gjykata e Selanikut vendos këtë të premte për ekstradimin nga Greqia të Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit.

Autoritetet në Maqedoni presin vendim pozitiv nga gjykata greke për ekstradimin e dy të akuzuarve kryesorë për aferën e përgjimeve.

Edhe pse vendimi duhej të merrej më 22 dhjetor, gjykimi u shty për më 5 janar për shkak të mossigurimit nga gjykata të një përkthyesi në gjuhën maqedonase. Ish-drejtuesit e lartë në DSK-së akuzohen nga Prokuroria Speciale për përgjimin e paligjshëm dhe për shkatërrimin e pajisjes për përgjim.

Në Greqi, ndërkohë, ata përballen me akuzën për kalim të paligjshëm të kufirit me pasaporta të falsifikuara bullgare.