Një grua e ka humbur jetën, ndërsa pesë janë lënduar në një aksident në rrugën Tetovë – Gostivar

04.01.2018 13:59

Një banore (32) nga Urviç e ka humbur jetën në një aksident rrugor....

Një banore (32) nga Urviç e ka humbur jetën në një aksident rrugor që dje ka ndodhur në autostradën Tetovë-Gostivar në afërsi të qarkores për në fshatin Kamenjan.

Ajo ishte bashkëudhëtare në automjetin "opel korsa" i cili u përplas me "ford kuga" me targa të Zvicrës. Lëndime të rënda trupore ka marrë edhe bashkëshorti i saj 37 vjeçar i cili e ka drejtuar automjetin.

Që të dy janë transferuar në Spitalin klinik të Tetovës ku 32 vjeçarja E.S. e humbi jetën. Bashkëshorti i saj pas ndihmës së dhënë mjekësore është transferuar në kompleksin e klinikave "Nënë Tereza" në Shkup.

Lëndime trupore kanë marrë edhe pesë bashkudhëtarë në automjetin "Opel korsa" të moshës dy dhe gjashtë vjeçare dhe tre persona të moshës 20 vjeçare, gjithashtu me automjet mjekësor janë transferuar në Spitalin klinik të Tetovës dhe pas ndihmës së dhënë janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga prokurori publik dhe ekipi nga Sektori i Punëve të Brendshme. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.