Botë

ShBA-të gati për ciklonin “bombë”, 12 të vdekur vetëm këtë javë nga i ftohti

04.01.2018 16:21

Moti i ftohtë vazhdon të mbretërojë në ShBA dhe Kanada...

Të paktën 12 persona në ShBA kanë humbur jetën këtë javë si pasojë e të ftohtit. Temperaturat në Nju Jork të enjten në mëngjes arritën deri në minus 39 gradë. Temperaturat e tilla pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim. Autoritet thonë se janë të gatshëm për t’u përballur me motin e keq.  
 
“I gjithë mekanizmi është i përgatitur, kemi 17 makina me të cilat do ta pastrojmë borën që vjen nga malet. Asnjëherë në histori nuk kemi qenë më të përgatitur”,- u shpreh guvernatori i konektiatit, Daniel Malloy.
 
Një ciklon “bombë” do të godasë verilindjen e ShBA-së këtë javë, duke sjellë erëra shkatërruese në rajonin e prekur prej disa ditësh nga një i ftohtë vdekjeprurës. Fenomeni pagëzohet me këtë emër, pasi trysnia e ajrit do të ulet në mënyrë aq drastike sa do të gjenerojë një stuhi shpërthyese.
 
BELINDA KOKA-ADEMI