Maqedoni

Këshilli Gjyqësor, Karaxhovski: kam kredibilitet për reforma, kritikat ishin para 2014-s

04.01.2018 18:02

Nuk po i vardisem qeverisë dhe nuk jam në lidhje me të, ndërsa zgjedhja e gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave është rezultat i integritetit të tyre personal, deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski.
 
Nuk po i vardisem qeverisë dhe nuk jam në lidhje me të, ndërsa zgjedhja e gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave është rezultat i integritetit të tyre personal, deklaroi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski.
 
Njeriu i parë i Këshillit Gjyqësor konsideron se personalisht ka kredibilitet t’i zbatojë reformat në jurisprudencë të parapara me strategjinë për reforma të Ministrisë së Drejtësisë. Në këtë kontekst ai shtoi se kritikat për punën e Këshillit Gjyqësor nga organizatat ndërkombëtare kanë të bëjnë vetëm me periudhën para vitit 2014, para se ai të zgjidhet në shtator të vitit 2014 si anëtar i Këshillit, ndërkaq tha se Këshilli Gjyqësor ka marrë raportin e grupit punues pranë Ministrisë së Drejtësisë për kontrollim të sistemit AKMIS në gjykata.
 
“Këshilli gjyqësor ende nuk ka qëndrim për raportin në sistemin AKMIS, sepse të gjithë anëtarët e Këshillit nuk kanë certifikata të sigurisë për ta lexuar. Në raport nuk ka shembuj konkretë me lëndë dhe se ai mund të paraqesë vetëm bazë për kontroll më të thellë të sistemit AKMIS”,- deklaroi kryetari i Këshilli Gjyqësor, Zharko Karaxhovski.
 
Lidhur me punën e PPS-së, Karaxhovski konsideron se PPS si pjesë e Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë duhet të futet sa më shpejtë, e jo prej vitit 2019, siç është paraparë. 
 
NAIM RAMADANI