Iran, ndërhyn garda, shuhen protestat antiqeveritare
Garda e shtetit iranian ka ndërhyrë duke i dhënë fund protestave antiqeveritare që nisën që prej të enjtes së kaluar...

Një ditë pas mobilizimit të mijëra mbështetësve të qeverisë kundër turmave që protestonin kundër rritjes së çmimeve, papunësisë dhe standardit të jetesës, komandanti i Gardës Revolucionare, Mohammad Ali Jafari, shpalli humbjen e kryengritjes antiqeveritare. Ai theksoi se “armiqtë janë përpjekur të sjellin kërcënime kundër Iranit islamik”.
Deklarata e gjeneral Jafarit vjen pas komenteve të udhëheqësit iranian, Ajatollah Ali Khamenei, i cili akuzoi vendet armike se po inkurajojnë protestat antiqeveritare. Protestat në Iran nisën rreth një javë më parë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve dhe korrupsionin, por u shndërruan në një kryengritje masive dhe të dhunshme antiqeveritare, duke shkaktuar vdekjen e 22 demonstruesve, si dhe arrestimin e me shume se 540 personave.
