SPANJË

Shmanget tragjedia në aeroportin e Barcelonës

08.07.2014 18:10

“Boingu” që vinte nga Moska po bëhej gati për t’u ulur, kur një avion “Air Bus” u fut në pistë për të nisur fluturimin…..

Ulja e një avioni në aeroportin e Barcelonës për pak sa nuk u shndërrua në një tragjedi. “Boingu” që vinte nga Moska po bëhej gati për t’u ulur, kur një avion “Air Bus” u fut në pistë për të nisur fluturimin.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara, piloti ka ruajtur qetësinë dhe ka manovruar në momentet e fundit duke evituar përplasjen me avionin që ishte në pistë dhe që kishte si destinacion aeroportin e Buenos Aires.

Videoja është regjistruar nga një punonjës i aeroportit të Barcelonës dhe autoritetet kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.