U formua Komiteti për bujqësi dhe siguri të ushqimit
Qeveria solli vendim të formojë Komitet për bujqësi dhe siguri të ushqimit....

Qeveria solli vendim të formojë Komitet për bujqësi dhe siguri të ushqimit i cili do ta ndjekë realizimin e masave dhe projekteve lidhur me agrosektorin, sigurinë e ushqimit dhe mbrojtjen veterinare të kafshëve dhe do të japë udhëzime dhe propozime për shkak të përmirësimit të gjendjeve në ato sfera.
Me punën e Komitetit kryeson kryeministri, ndërsa anëtarë janë edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe për koordinim me resorët ekonomik, ministrat e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Shëndetësisë, Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Financave, si dhe drejtorët e agjencive për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural dhe për ushqim dhe veterinari, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.
