Pako ushqimore për 30 familje të rrezikuara sociale

05.01.2018 10:33

Në Qendrën për punë sociale Shkup sot do të ndahen pako me prodhime ushqimore për 30 familje....

Në Qendrën për punë sociale Shkup sot do të ndahen pako me prodhime ushqimore për 30 familje të rrezikuara sociale, si pjesë e aksionit humanitar të Lajons klubit Shën Pantelejmon - Shkup.

Përzgjedhja e familjeve është bërë nga Qendra për punë sociale - Shkup.

Në ndarjen e ndihmës humanitare do të ketë fjalim zëvendëskryetrai i Lajons klubit Shën Pantelejmon - Shkup, Goran Spirovski, përfaqësues nga Qendra për punë sociale, ndërsa do të marrin pjesë edhe anëtarë të klubit.