PALESTINA-IZRAELI

Izraeli sulmon Gazën nga ajri

08.07.2014 18:15

Ushtria e Izraelit e ka lansuar një ofensivë ajrore në Rripin e Gazës, duke i bombarduar së paku 50 caqe, në shënjestër të të cilit janë militantët e Hamasit, që hedhin raketa brenda Izraelit…...

Ushtria e Izraelit e ka lansuar një ofensivë ajrore në Rripin e Gazës, duke i bombarduar së paku 50 caqe, në shënjestër të të cilit janë militantët e Hamasit, që hedhin raketa brenda Izraelit.

Gjatë këtyre sulmeve izraelite janë plagosur 17 vetë. Izraeli, poashtu, ka njoftuar se i ka thirrë qindra rezervistë dhe është në përgatitje për mobilizimin e 1500 vetëve.

Të gjithë pjesëmarrësit në dhunën ndëmjet izraelitëve dhe palestinezëve në Rripin e Gazës duhet të tregojnë përmbajtshmëri, bëri thirrje Ministria franceze e Punëve të Jashtme. Qendrim te tille ka shprehur me shkrim ne nje gazete izraelite edhe Presidenti amerikan, Barack Obama.