Blair: Laburistët ta kundërshtojnë Brexitin
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka kërkuar nga Partia Laburiste të kundërshtojë Brexitin....

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka kërkuar nga Partia Laburiste të kundërshtojë Brexitin.
Blair paralajmëroi se votuesit nuk do ta konstatojnë “të besueshme” qasjen për tërheqjen nga Bashkimi Europian të liderit të Laburistëve, Jeremy Corbyn.
Partia Laburiste ka mbështetur rezultatin e referendumit të qershorit në vitin 2016 për të braktisur BE-në, duke nënvizuar se rezultati ishte vullneti i votuesve britanikë. Në një artikull të botuar më herët gjatë ditës në faqen e tij të internetit, Blair argumentoi se referendumi i vitit 2016 nuk mund të shihej si i detyrueshëm, pasi nuk përmbante detaje mbi atë se çfarë do të përfshinte e ardhmja pas Brexitit. Ish-kryeministri britanik theksoi se Laburistët do të bëhen “shërbëtorët e Brexitit” nëse vazhdojnë të jenë të ndërgjegjshëm për çështjen. Britania do të largohet nga BE-ja në mars të vitit 2019, duke i dhënë fund anëtarësimit të saj 44-vjeçar në bllok. Faza e dytë e negociatave, e cila do të trajtojë marrëveshjet e ardhshme tregtare ndërmjet palëve, do të fillojë në mars pas një marrëveshje të dhjetorit se është bërë një përparim i mjaftueshëm në fazën e parë.
Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve muajin e kaluar miratuan një amendament në Projekt-ligjin për tërheqjen e Bashkimit Europian për të dhënë një votim përfundimtar mbi marrëveshjen e daljes, me mbështetjen e 11 deputetëve konservatorë.
