ShBA, cikloni “bombë” merr 6 viktima

05.01.2018 13:40

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 4 mijë fluturime....

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 4 mijë fluturime janë pezulluar për shkak të një stuhie masive që goditi bregun lindor në ShBA me dëborë të dendur dhe erëra të forta.

Stuhia, e cilësuar si cikloni “bombë”, ndodhi natën e së mërkurës dhe u shkaktua pas një rënie të ndjeshme dhe të shpejtë të presionit atmosferik në një periudhë të shkurtër kohore. Zyrtarët e shtetit thanë se tre prej viktimave u regjistruan në Karolinën e Veriut, ndërsa i katërti në Karolinën e Jugut. Mes viktimave ishin dy burra, makina e të cilëve doli nga rruga.

Ndërkohë, rreth 4020 linja ajrore amerikane janë anuluar. Shumica e fluturimeve të anuluara ishin në Nju Xhersi, Boston dhe Nju Jork.