SYRIZA: Emër të përbërë për Maqedoninë në përdorim të përgjithshëm
Partia e kryeministrit grek, Aleksis Cipras, SYRIZA, ka përsëritur qëndrimin e partisë se angazhohet për zgjidhje të emrit me emër të përbërë për përdorim të përgjithshëm...

Në prani të kryeministrit grek dhe kryetarit të partisë, Aleksis Cipras, këshilli politik i SYRIZA-s ka mbajtur takim në të cilin mes tjerash u bisedua edhe për zhvillimet e fundit për çështjen e emrit, pas të cilit u njoftua se: "në këshillin politik u shpreh mbështetje për aktivitetet e qeverisë dhe u theksua nevoja që të shfrytëzohet mundësia për zgjidhjen e çështjes kombëtare shumëvjeçare të cilën e lanë si trashëgim qeveritë e mëparshme. SYRIZA fuqimisht angazhohet për zgjidhje të pranueshme me emër të përbërë për të gjitha përdorimet",- kumtojnë nga partia.
Nga partia thonë se qëllimet kryesore edhe të SYRIZËS dhe të qeverisë janë zhvillimi i pozitës gjeopolitike të vendit dhe konsolidimi i stabilitetit, demokracisë dhe paqes në Ballkan, në kuadër të politikës aktive dhe më shumëdimensionale të jashtme të vendit.
