Maqedoni

Janë ulur nivelet e ujit të lumenjve

06.01.2018 12:20

Nivelet e lumenjve të Lumit të Zi në Novaci dhe Sateskës afër Botunit janë pothuajse trefish më të ulëta...

Nivelet e lumenjve të Lumit të Zi në Novaci dhe Sateskës afër Botunit janë pothuajse trefish më të ulëta nga mesatarja për janarin, niveli i Vardarit në Jegunovcë është më shumë se dyfish, ndërsa Treskës në Makedonsi Brod pothuajse dyfish nga e zakonshmja.
 
Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punës Hidrometeorologjike - DPHM nivel më të lartë të ujit nga mesatarja për janarin kanë Drini i Zi në Lozhan, Pçinja afër Katllanovës, Vardari afër Shkupit dhe Demir Kapi, ndërsa të gjitha lumenjtë tjerë më të ulët.
 
Nivelet e Liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit janë në suaza të mesatares së janarit./mia