Botë
Përplasen avionët në aeroportin e Torontos
06.01.2018 13:13
Një avion me 168 pasagjerë në bord është përplasur me një tjetër avion pa pasagjerë në aeroportin e Torontos...

Avioni me pasagjerë sapo ishte ulur në pistë, ndërsa në një manovër të gabuar avioni tjetër “Sunwing” e ka goditur atë. Kompania ajrore njoftoi se avioni sapo kishte mbërritur nga Kankuni dhe nuk ishte duke bërë manovra në pistë, kur është përplasur nga “Sunwing”.
Grupet e emergjencave ndërhynë menjëherë dhe fatmirësisht bënë të mundur largimin në kohë rekord të pasagjerëve nga avioni duke mos mbetur askush i lënduar.
